20:51 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Mevlan Zeka vazhdon kontratën me Ballkanin

Mevlan Zeka ka vazhduar kontratën me FC Ballkanin.

Klubi i Ballkanit ka njoftuar këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin gjakovar.

Zeka me kampionin e Kosovës ka vazhduar kontratën edhe për një tjetër sezon.

28-vjeçari është pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit 2020. Ai më herët ka luajtur edhe te Feronikeli, Liria dhe Vëllaznimi.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“𝗠𝗲𝘃𝗹𝗮𝗻 𝗭𝗲𝗸𝗮 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗻 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝟭 𝘃𝗶𝘁 𝗺𝗲 𝗙𝗖 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗟𝗔𝗡𝗜𝗡!!

Kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me sulmuesin tonë Mevlan Zekën.

Klubi i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”.