75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 24 Qershor 2022 / B O

Mevlan Zeka zyrtarizohet te rivali i Ballkanit

Sulmues kosovar, Mevlan Zeka është bërë me skuadër të re. Pak ditë pasi konfirmoi ndarjen me Ballkanin, Zeka është zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit.

“Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e Gjilanit./Indeksonline/