10:57 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020

Mevlan Zekës i skadon kontrata me Feronikelin, tregon për ofertat që ka

Futbollistit të Feronikelit, Mevlan Zekës i ka skaduar kontrata me klubin nga Drenasi.

Pas katër vitësh bashkëpunim Zeka pritet të ndryshoj ambient gjatë kësaj vere.

Për Indeksonline ai ka treguar se fillimisht do të bisedoj me ekipin e Feronikelit pastaj do të vendos për të ardhmen e tij.

“Po është e vërtet që më përfundon kontrata këtë vit dhe së pari do të bisedoj me klubin KF Feronikeli  se isha 4 vjet dhe duhet respektuar”

Image may contain: Mevlan Zeka, standing and text

“Kam oferta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut por edhe jashtë vendit. Të shohim se si do të shkojnë gjërat pasi të perfundoj sezoni dhe do të vendoset për të ardhmën time”, u shprehë Zeka.

Zeka ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Feronikelit vitet e fundit./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Mos i humb