Mexhide Mjaku Topalli për procesin e rinumërimit të votave: Është momenti i fundit për të vepruar

Mexhide Mjaku Topalli, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, në lidhje me votat dhe numërimin e tyre që po kontestohet nga shumë individë e parti.
Ajo ka thënë se kur vullneti i popullit shtrembërohet apo trafikohet nga njerëz të papërgjegjshëm, atëherë kemi të bëjmë me një krim të madh.
“Tashmë ditë për ditë po dëshmohet se dora e komisionerëve të papërgjegjshëm ka rënë fuqishëm mbi vullnetin e votuesit.
Ky krim po përsëritet vit pas viti, zgjedhje pas zgjedhjeve, e deri sa dora e drejtësisë nuk vepron do ta kemi pa ndalur këtë fenomen edhe në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj: