75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Mezani: Duhet ta respektojmë në maksimum kundërshtarin

Skuadra e SC Gjilani për herë të parë në historikun e saj 25- vjeçar, më 20 gusht në stadiumin: “San Marino”, në Ligën e Evropës do ta ketë kundërshtar skuadrën nga San Marino, SP Tre Penne.

Trajneri i nënkampionëve të Superligës, Gentjan Mezani, ka folur për kundërshtarin e parë në Evropë, duke e konsideruar si një ndeshje me histori.

 “Në futboll nuk mundemi të themi për kundërshtar të fortë apo të lehtë, kjo ndeshje ka një domethënie të madhe për SC Gjilanin, pasiqë kjo ndeshje shkruan një histori të re të “kuqebardhve” dhe çdo ndeshje ka historikun e saj. Vendasit kanë një përparësi të vogël pasiqë ndeshjen e zhvillojnë në stadiumin e tyre dhe zhvillohet vetëm një takim, ne e respektojmë maksimalisht kundërshtarin nga San Marino duke marrë parasysh se ne jemi për herë të parë në një kompeticion të garave evropiane, ndërsa ata kanë një përvojë më të madhe në garat evropiane. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje historike dhe shpresoj se do t’ja dalim por duhet të jemi shumë vigjilent”, ka thënë  për “Rajoni Press”, tekniku i SC Gjilanit, Gentjan Mezani.