Mezani pas ndeshjes me Ballkanin: Ishte lojë e fortë, por ne duhet të përmirësohemi ende!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo sfidë u mbyll në 0:0, por që të dyja skuadrat dhuruan futboll të bukur dhe një ndeshje të fortë shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Gjilanit, Gentian Mezani, ku tha se skuadra e tij patë një paraqitje të mirë sot, por që i mungoi goli.
“Ishte një lojë shumë e fortë nga të dyja skuadrat. Ne kemi bërë mirë në të dyja pjesët, në pjesën e dytë kemi shtuar presionin por pa arritur të shënonim. Skuadra ka nevojë ende për tu përmirësuar dhe për t’u komponuar edhe më tutje”, tha fillmisht tekniku Mezani.
“Kastrati ka kohë që po luan me dhimbje dhe duhet ta shikojmë gjendjen e tij, shpresojmë që edhe Progni të mos ketë diçka serioze. Musolli nuk ka nevojë për komplimente për arsye se dihet se çfarë futbollisti është”, tregoi ai.