75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / C E

Mezani: Po luajmë ndaj një skuadre shumë më të pasur se ne, por jemi optimistë

Nesër nga ora 19:00, Gjilani do të luajë ndeshjen kualifikuese për në Europa League kundër qipriotëve të APOEL Nikosias.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” pa prani shikuesish dhe fituesi kalon në rundin tjetër, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka folur për ndeshjen e ardhshme.

Optimizmi gjithmonë vlen. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe që ka një buxhet shumë herë më të madh se ne”, ka thënë Mezani.

Kemi parë disa lojë të Apoelit. Nuk është ai Apoeli i mëparshëm dhe mendoj se duke parë nivelin e kampionatit që luan, padyshim që është në nivel më të lartë se ne”, shtoi trajneri i Gjilanit.

Skuadra më pas ka dalë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme. /IndeksOnline/