22:41 / E Diele, 22 Shtator 2019

Mezani: Prishtina nuk na mundi, ia “falëm” lojën

Gjilani ka humbur kreun e tabelës pasi që është mposhtur nga Prishtina në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.

Trajneri Gentijan Mezani ka fajësuar lojën nga futbollistët e tij për këtë disfatë.

Mendoj që kemi bërë një ndeshje të bukur, ishte lojë me ritëm të lartë, komplimente Prishtinës për fitoren”, tha fillimisht Mezani për Supersport.

Pjesën e dytë e kemi dominuar lojën mendoj që e kemi falur sot lojën kundërshtarit, të cilët morën një fitore të madhe ndaj nesh”.

Sot lojën me shumë e kemi falur sesa ka fituar Prishtina. Kemi gabuar mjaft te dy golat dhe padyshim që i ka shfrytëzuar kundërshtari”.

Ne sot kemi ardhur për tre pikë në Prishtinë por më vjen keq se bëmë gabime amatore”, përfundoi Mezani.