75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Mezi po e presin Joachim Lowin, skuadra europiane i bën ofertë zyrtare?

Joashim Low do të largohet nga stoli i Kombëtares së Gjermanisë menjëherë pas përfundimit të Euro 2021.

Low i cili kaloi një kohë të gjatë në Gjermani, zyrtarisht do të largohet në fund të muajit korrik, shkruan IndeksOnline

Sipas mediave në Turqi, Lowin është duke e kërkuar skuadra e Fenerbahçes. Madje siç raportohet, skuadra e ‘verdhë’ i ka dërguar edhe ofertë zyrtare.

Përveç Fenerbahçes, në listë janë shumë klube europiane që po e presin largimin e trajnerit nga kampi i Gjermanisë.

Low gjatë një konference për shtyp paralajmëroi skuadrat, duke thënë se është i gatshëm për një aventurë me klube./IndeksOnline/