75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Mezi qëndrojnë në këmbë, kjo është stërvitja ekstreme që po bën skuadra argjentinase

Skuadra argjentinase Deportivo Riestra po tregon se serioziteti dhe përgatitja fizike nuk njohin kufij.

Trajnerët e klubit kanë vendosur një metodë të jashtëzakonshme për stërvitjen e lojtarëve, duke i bërë të kalojnë seanca të vështira në terren natyral, larg fushave të zakonshme të stërvitjes, shkruan Indeksonline

Lojtarët po ngjiten kodrat me rërë afër detit, një stërvitje që kërkon fuqinë e këmbëve, qëndrueshmëri dhe shkathtësi balancimi.

Lodhja është e madhe, shpesh duke ecur me vështirësi dhe duke provuar limitet e trupit, por rezultatet në forcën fizike dhe aftësitë atletike janë të dukshme./Indeksonline/