75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Mezi u ftua, ylli i Anglisë pëson lëndim dhe rrezikon EURO20!

Trent Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim në fitoren e Anglisë 1 me 0 kundër Austrisë.

Mbrojtësi i Liverpoolit u detyrua ta linte fushën në minutat e fundit për shkak të një lëndimi – për të cilin ende nuk dihet se sa mund të jetë serioze, shkruan IndeksOnline

Trent mezi u ftua nga Gareth Southgate, kurse tani dyshohet se do të marr pjesë në EURO20 për shkak të lëndimit.

Kujtojmë që golin për fitoren e ‘Tre Luanëve’ e shënoi lojtari i Arsenalit, Saka./IndeksOnline/