16:57 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

MFSK: Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së në veri akte kriminale

MFSK-ja dhe FSK-ja dënojnë sulmet me koktej mollotov ndaj familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së në veri, dhe konsideron se këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe.

Në një komunikatë për media thuhet se MFSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i,  që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së dhe si njerëz të lirë në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore.

“Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare, duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi” përfundon komunikata./Indeksonline/