MGN, Barça planifikon ta bëj “çmendurinë” në futboll
Neymar apo Griezmann? Më mirë të dy.
Gazeta katalanase “Sport.es” raporton për idenë e cmendur që po planifikon presidenti Josep Maria Bartomeu.
Presidenti i Barcelonë ka në plan të transferojë Griezmann dhe Neymar Jr, të dy këtë verë.

Një goditje e paimagjinueshme me kosto tepër të larta financiare, por Barcelona mund ta bëjë këtë goditje.
Për Griezmann duhet të shpenzojnë vetëm 120 milionë euro, teksa para një viti ishin gati për ta blerë për 200 milionë.
Ndërkohë që për Neymar duhet të përgatisin një mega-operacion që do ketë kosto të lartë, por në rikthimin e tij do të përfshihet patjetër një lojtar, prandaj shpenzimi për të do të përgjysmohet.
Barcelona ka bërë gati listën me lojtarë si Coutinho, Dembele, Malcom, Rakitic dhe Umtiti për t’u shitur.
Largimi i të gjithë këtyre do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar financat për dy goditjet e mëdha të merkatos, duke krijuar treshen e frikshme në sulm, që ndryshe do të quhej MGN (Messi-Griezmann-Neymar).
Me këto lëvizje Bartomeu do të krijonte një skuadër me galaktikë, e gatshme për të konkurruar blerjet e bujshme të Real Madridit dhe për të qenë gati për triumf në Champions League. /IndeksOnline/