09:41 / E Hënë, 18 Janar 2021 / C E

MI merr vendim për paraqitjen e testeve për patent-shoferë, ky dokument i sqaron të gjitha

Tollovia e shkaktuar në paraqitje te testit praktik për patentëshoferë të kategorisë B, ka detyruar organet që të bëjnë një plan për evitimin e këtyre turmave.

19 ditë pune do të jenë të hapura për paraqitjen e testit praktik ku janë ndarë në bazë të kohës që kandidatët e kanë kaluar testin teorik.

Gjatë ditës së sotme do të mund të paraqesin testin praktik të gjithë kandidatët, të cilët testin teorik e kanë kaluar  deri më 31.08.2020.

Megjithatë nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të bëhen paraqitjet e testeve teorike.

Për orarët e këtyre Njësiti rjonal i patentëshoferit do të njoftojë me kohë. /IndeksOnline/