09:27 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale të miërmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës, vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike.

Bazuar në të dhënat e ekipeve, të cilat veprojnë në terren, MI-ja informon si në vijim:

-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht të lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë  rajon.

-Reshje shiu dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht kësaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

-Po ashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me hedhje kripe. Komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile. 

Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet hedhja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave nëpër rrugë. Nndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.

Ministria e Infrastrukturs apelon për kujdes të shtuar në komunikacion, njëherësh mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale.