Miami eliminon Milwaukeen, shkon në finalet e Lindjes, fiton edhe Lakersin

Miami është skuadra e parë finalist e play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 103-94, arritur sot ndaj Milwaukees, duke fituar 4-1 serinë e gjysmëfinaleve.
Ky ishte pa dyshim një rezultat surprizë, pasi Milwaukee ishte skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt dhe favorite për titullin.
Gjithsesi, mungesa e MVP-së, Giannis Antetokounmpo, ndikoi në këtë sfidë dhe ato të mëparshmet, ku luajti i dëmtuar.
Për Bucksin u dallua Middletoni me 23 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbjen. Për Miamin, Butleri e Dragiqi realizuan nga 17 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Në Perëndim, skuadra e Lakersit fitoi 112-102 ndaj Houstonit, duke udhëhequr 2-1 serinë e gjysmëfinaleve.
Ndeshje me rivalitet për 3 perioda, por në të fundit skuadra e Lakersit bëri diferencën në parket me LeBron Jamesin (36 pikë) e Anthony Davisin (26 pikë e 15 rebound), duke i bërë të pavlefshme 63 pikët e dyshes Harden-Westbrook për teksanët.
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off
Milwaukee – Miami, 94-103 (1-4)
Boston – Toronto, 111-89 (3-2)
Konferenca e Perëndimit, – Gjysmëfinale play off
Clippers – Denver, 113-107 (2-1)
Lakers – Houston, 112-102 (2-1)