75 Mall Live Search
08:39 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / Gj. Sh

Miami Heat në finale të Konferencës Lindore

Miami Heat është finalist i Konferencës Lindore në NBA.

Me seri të fitoreve 4-2, Heat në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e New York Knicks, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në “Kaseya Center”, mëngjesin e së shtunës, Miami fitoi me rezultat 96-92.

Jalen Brunson i New York Knicks ishte basketbolliti më i dalluar i ndeshjes me 41 pikë, katër kërcime dhe tre asistime, kurse te Heats u dallua Jimmy Butler me 24 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime. /IndeksOnline/