17:25 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Michael 50”, gara speciale për Schumacher

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher do të nderohet nga Ferrari me një garë speciale më 3 janar në ditëlindjen e tij të 50-të, ka konfirmuar ekipi italian sot.

Schumacher, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, ka pësuar lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski pesë vite më parë, dhe gjendja e tij shëndetësore që prej atëherë ka qenë e rëndë.

Gara, ”Michael 50” në Muzeun e Ferrarit në Milanellos do të mbahet në bashkëpunim me ”Keep Fighting Foundation”, të lansuar dy vite më parë nga familja e Schumacher, transmeton IndeksOnline.

”Gara do të jetë falënderuese dhe për ta markuar ditëlindjen e pilotit më të suksesshëm në histori”, shkruan Ferrari në njoftim.

Gjermani, Schumacher garoi për Ferrarin mes viteve, 1996-2006, duke fituar shumë tituj.

Ferrari gjithashtu fitoi gjashtë tituj radhazi nën drejtimin e Michael./IndeksOnline/