17:22 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Michael Jordan bën pushime në Kroaci me jahtin që kushton 1.2 milion dollarë në javë

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan zakonisht jetën e tij private e mban larg syrit të mediave.

Por, së fundmi ai është parë duke qëndruar në shtetin ballkanik, Kroaci, transmeton Indeksonline.

Jordan është duke qëndruar në Split me gruan e tij, Yvette Prieto.

Çifti janë duke kaluar pushimet në një jaht që kushton hiq më pak se 1.2 milion dollarë në javë. /Indeksonline/