Michael Jordan “çmendet” pas gatimeve të restorantit grek, lë bakshish marramendës

Legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan vizitoi Greqinë ku kaloi kohë në ishullin e Spetses dhe mori pjesë në eventin e tij personal të markës në Athinë, të titulluar “Bordi i madhështisë”. Legjenda e NBA-së darkoi në një restorant në Vouliagmeni me yje të tjerë të Ligës së Parë, si Luka Donçiq, Carmelo Anthony dhe Bam Adebayo e siç rezultoi, doli shumë i kënaqur me përvojën e tij.
Menuja, e bazuar në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, u kurua nga pronari dhe shefi i restorantit, Giorgos Papaioannou. Raportohet se Jordan u emocionua nga mikpritja e përvoja e kaluar dhe e shpërbleu ekipin e restorantit me një bakshish bujar që do të jetë i vështirë për t’u harruar.
Legjenda e NBA-së la një bakshish prej 10 mijë eurosh në restorantin grek, pasi mbajti një fjalim në darkë, duke folur me lavde për Greqinë.
Greqia është atdheu i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe filloi koncepti i madhështisë. Në një moment vendimtar, kur e ardhmja e markës Jordan po formësohet, ne morëm frymëzim nga ky vend unik. Ashtu si kur planifikon rrugën drejt madhështisë, kërkohen orë të panumërta përsosmërie, ky koleksion u krijua në Itali, nga artizanë që nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmërinë si rezultat përfundimtar të punës së tyre, deklaroi Jordan gjatë darkës.