75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Michael Nees, trajner i Kosovës U21

Drejtori Teknik në Federatën e Futbollit të Kosvoës, Michael Nees, pritet ta marrë stolin e Kosovës U21.

Ashtu siç kishte raportuar IndeksOnline në nëntor të vitit 2020, Neesi pritet të emërohet trajner në stolin e grupmoshave U21.

Gjatë muajve të fundit ishin përmendur disa emra si kandidatë për të qenë selektor të kësaj grupmoshe, si: Shefki Kuçi, Bekim Isufi dhe Afrim Toverlani.

Që nga viti 2017 ai ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe shërben si drejtor teknik i ekipeve kombëtare.

Vite më parë ai ka qenë selektor i Izraelit U21 nga 2013-2015.

Përveç U21-shit, ka mundësi që edhe trajnerët e grupmoshave të tjera të zëvendësohen./IndeksOnline/