Michael Oliver do të ndaj drejtësinë në derbin e madh anglez

Të dielen zhvillohet derbi më i madh i Anglisë, mes Liverpulit dhe Manchester United.
Duke filluar nga ora 17:30, stadiumi ”Anfield” do të jetë nikoqir i një spektakli të madh futboli, ku përballen dy skuadrat më të trofeshme të Premierligës, shkruan IndeksOnline.
Federata Angleze e Futbollit, ka caktuar gjyqtarin Michael Oliver, për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Pas shtatë ndeshjeve të këtij sezoni, Liverpuli ka grumbulluar 15 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në tabelë.
Në anen tjetër, Manchesetr United renditet në vendin e 10-të, me 10 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/