75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 02 Janar 2026 / G T

Michael Owen: Ja Liverpooli pa Salahin – ai është lojtar që bën diferencën!

Liverpooli u ndal në një barazim pa gola 0:0 ndaj Leeds United, në një ndeshje ku mungesa e Mohamed Salah u ndje dukshëm. Sulmuesi egjiptian nuk ishte i disponueshëm për “The Reds” pasi po përfaqëson Egjiptin në Kupën e Kombeve Afrikane (AFCON).

Pas ndeshjes, legjenda e Liverpoolit dhe ish-fituesi i Topit të Artë, Michael Owen, reagoi ashpër ndaj kritikëve të Salahut, duke theksuar rëndësinë jetike që ai ka për skuadrën, shkruan Indeksonline

“Personat që thoshin se Mo Salah duhej të largohej nga formacioni, të pushonte, të shitej apo se kishte përfunduar… ja ku e kanë Liverpoolin pa Mo Salah. Ai është lojtar që bën diferencën!”, deklaroi Owen.

Mungesa e Salah u reflektua qartë në repartin ofensiv të Liverpoolit, që pavarësisht dominimit në lojë, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Barazimi rihap debatet mbi varësinë e skuadrës nga ylli egjiptian dhe vërteton edhe një herë se Salah mbetet figura kyçe e “The Reds”./Indeksonline/