75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / Gj. Sh

Michael Platini e Andrey Shevchenko po përgatisin “puç” ndaj Alexander Ceferin

Michael Platini dhe Andry Shevchenko po synojnë të rrëzojnë Alexander Ceferin nga pozita e Presidentit të UEFA-s.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, “Mundo Deportive” ish-kreu i UEFA-s, pas lirimit nga akuzat synon të rikthehet në atë pozitë, shkruan IndeksOnline.

Ai synon të hap skenarë të rinj në organin më të lartë të futbollit evropian, së bashku me ish-futbollisin e Milanit, tashmë President i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Shevchenko.

Ata po mundohen të mbledhin 55 vota për të ngritur një mocion mosbesimi ndaj Ceferin.

Mandati i Ceferin do të skadojë në vitin 2027, por me mocionin e mosbesimit mund të rrëzohet para kohe.

Ky “puç” raportohet se mund të gjejë mbështetje edhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka pasur mosmarrëveshje kohët e fundit me Alexander Ceferin./IndeksOnline/