75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Michael Roth pas takimit me Gent Cakajn mesazh opozitës: Dhuna nuk është aspak e pranushme

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndër të tjerash Michael Roth ka dënuar dhunën e opozitës shqiptare ndaj institucioneve.

Pas takimit me ministrin Cakaj, ministri Roth u shpreh shumë i shqetësuar për dhunën që u përdor në protestën e fundit të opozitës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë në Twitter:

Takimi me Genc Cakajn në një kohë vendimtare: Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme…Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë.

Ne duhet të mbajmë premtimet e dhëna./Indeksonline/