Michael Westermair, kryetrajner i ri i ekipit të parë të Kosova München

FC Kosova München i beson drejtimin e ekipit të parë trajnerit gjerman Michael Westermair, një emër me përvojë të gjatë si futbollist dhe trajner në futbollin gjerman.
Prezantimi zyrtar u bë nga presidenti i klubit Ilir Sinani dhe zëvendëspresidenti Fehmi Hoti, të cilët shprehën besimin e plotë në vizionin dhe aftësitë e Westermair për të udhëhequr klubin drejt synimeve të reja.
Trajneri i ri ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe objektivi i tij i parë është i qartë: inkuadrimi i FC Kosova München në Bezirksligë!
Me eksperiencën e tij të pasur dhe përkushtimin e kryesisë, klubi shikon me optimizëm sezonin e ardhshëm.