11:16 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Michele Risi, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

KFOR-i në Kosovë e ka një komandant të ri.

Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it gjeneralmajor Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.

Lorenzo D’Addario, shërbeu si komandant në KFOR pothuajse afro 1 vit. Ai kishte marrë mandatin e tij më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Ditë më parë gjeneralmajori D’Addario kishte thënë se tashmë NATO dhe KFOR-i në Kosovë e kanë mandatin për krijimin e rrethanave politike për mundësimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

D’Addrio në mandatin e tij kishte zhvilluar takime të shumta me liderët politik të vendit.

Image result for Michele Risi lajme