Michelle dhe Barack me dedikime unike për 33-vjetorin e martesës

Michelle dhe Barack Obama kanë festuar sot 33-vjetorin e martesës së tyre.
Çifti, që është shembull i qendresës, ka bërë postime dedikuese, duke çmuar lart rrugëtimin e përbashkët, shkruan IndeksOnline.
“Kemi bërë një udhëtim të gjatë gjatë 33 viteve të fundit—e megjithatë, sot të dua edhe më shumë sesa ditën që thamë “Po”. Gëzuar përvjetorin, Barack Obama! Jam shumë me fat që kalova jetën me ty” shkroi Michelle.
Nga ana tjetër, Barack pohon se vendimi më i mirë që ka marrë ka qenë martesa me të.
“Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë ishte martesa me ty, Michelle Obama. Për 33 vjet, kam admiruar forcën, hirin dhe vendosmërinë tënde—dhe faktin që dukesh kaq mirë duke i bërë të gjitha këto. Gëzuar përvjetorin!” shkroi ai.
Çifti kanë dy vajza bashkë.