75 Mall Live Search
18:11 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / MSH1

Michelle feston ditëlindjen, Barack i bën urimin romantik

Barack Obama ka bërë një urim romantik për bashkëshorten e tij, Michelle.

Ish-presidenti amerikan ka uruar shoqen e jetës, me rastin e ditëlindjes së saj të 62-të, raporton IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen gruas që ndriçon çdo dhomë ku hyn. Të dua, Miche” shkroi Obama.

Ai publikoi një portret të përbashkët me Michelle, ku të dy shfaqen të qeshur në krahët e njëri-tjetrit.

Barack dhe Michelle Obama janë të martuar prej 33 vjetësh, teksa bashkë kanë dy vajza./IndeksOnline/