75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / G T

Michy Batshuayi tregohet fantastik, shënon dy gola të shpejtë në ndeshjen mes Young Boys dhe Galatasarayt

Skuadra e Galatasarayt ka barazuar rezultatin ndaj Young Boysit në ndeshjen e vlefshme për play-offin e UEFA Champions League.

Dy golat për skuadrën turke i shënoi sulmuesi belg, Michy Batshuayi, shkruan Indeksonline

Batshuayi u inkuadrua në lojë në minutën e 66’të dhe menjëherë në kontaktine parë shënoi për 2:1.

Kurse në minutën e 72’të, Michy shënoi edhe një gol tjetër për ta barazuar rezutlatin në 2:2./Indeksonline/