Mick Schumacher pësoi një përplasje të frikshme duke vozitur me 274 km/h, dërgohet me helikopter në spital

Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident jashtëzakonisht të frikshëm gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe u detyrua të dërgohet në spital për tretman të mëtejshëm.
Mick, i cili është djali i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një goditje të rëndë në kthesën 12 – duke u përplasur me murin që e dëmtoi rëndë automjetin e tij.
Dy gomat iu larguan nga bolidi u si pasojë e përplasjes brutale, por raportet thonë se ai është i vetëdijshëm dhe po flet me mjekun.
Schumacher po garonte në Q2 të kualifikimeve të së shtunës në qarkun rrugor të Jeddah dhe po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 170 mph apo 273.58 km/h përpara se të përplasej me barrierat.
Gara u ndërpre menjëherë pas shfaqjes së flamurit të kuq dhe ambulanca reagoi shpejt duke dhënë ndihmën.
Mick Schumacher has been airlifted to hospital. #F1 #SaudiArabianGP https://t.co/ip8aJ4dyl0
— TSN (@TSN_Sports) March 26, 2022