07:44 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Micki” refuzon Feronikelin, kjo është skuadra e re e Labinot Ibrahimit

Labinot Ibrahimi ka kompletuar transferimin te Arbëria e Dobrajës, duke refuzuar kalimin te Feronikeli. 

Ish-futbollisti i Prishtinës është prezantuar nën fanellën kuqezi të debutuesve në Superligë.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Lipjanasin Labinot Ibrahimi (Micki).

Ibrahimi një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina.

Ibrahimi do ta bart ndresen kuq e zi te KF Arbëria dhe do ta ndihmojë skuadren në repartin defanziv!

Presidenti i klubit së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit”, njoftoi klubi.