21:03 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mickoski: Populli i tha jo ndryshimit të emrit dhe identitetit

Rreth një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit, nga selia e VMRO-DPMNE-së, drejtuesi i partisë kryesore opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se Marrëveshja me Greqinë nuk morri dritën jeshile dhe se populli e ndaloi Marrëveshjen e turpshme duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit.

“Maqedonia sot tregoi se Marrëveshja nuk kalon.Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan për “, tha Mickoski.