08:21 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Microsoft bëhet entiteti i tretë më i madh në botë në industrinë e lojërave me blerjen e Activision Blizzard

Microsoft ka vënë në shënjestër blerjen e një prej studiove më të mëdha të lojërave në botë. Kompania zbuloi planet për blerjen e Activision Blizzard për 95 dollarë aksioni dhe një marrëveshje prej 68.7 miliardë dollarë.

Marrëveshja nëse realizohet do ta bënte Microsoft entitetin e tretë më të madh në industrinë e lojërave dhe marrë nën kontroll tituj si Call of Duty, World of Warcraft dhe Candy Crush.

Si pjesë e blerjes, Microsoft synon të shtojë lojërat e Activision Blizzard në abonimet GamePass.

Blerja pritet të finalizohet jo përpara Qershorit të 2023. Bordet drejtuese të dy kompanive tashmë kanë miratuar lëvizjen e cila do ta vendoste Microsoft përballë gjigantëve të industrisë si Sony dhe Tencent. /PCWorld Albanian