75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Microsofti do të ndërtojë një qendër për shërbimet “cloud”, në Greqi

Microsoft Corporation do të ndërtojë një qendër të dhënash, në Greqi, ndërsa investon në infrastrukturën e shërbimeve të cloud-it në vend, një ndihmë për një ekonomi të dobësuar.

Duke folur sot në një ngjarje virtuale në Athinë, presidenti i Microsoftit, Brad Smith, tha se qendra e re do të ishte e dobishme për biznesin, konsumatorët dhe bankat, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Shuma e investimit nuk u bë e ditur por zëdhënësi i Qeverisë, Stelios Petsas, tha se kjo do të përfshinte infrastrukturë të re me një kosto prej 500 milionë euro dhe shpenzime vjetore po ashtu prej 50 milionë eurosh në vitet e ardhshme.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se qendra e të dhënave do të sillte përfitime financiare afatgjata prej 1.0 miliard eurosh, në Greqi.

“Greqia do të bëhet një qendër botërore për cloud-in”, tha Mitsotakisi, duke shtuar se qendra më e përparuar do të azhurnojë vendin si një destinacion investimesh./Indeksonline/