75 Mall Live Search
19:25 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Microsoft kompania e tretë më e vlefshme në botë

Microsoft ka arritur vlerën e një bilionë dollarëve për herë të parë pasi kishte një rritje të profitit në fillimin e këtij viti.

Kjo e bën gjigandin softuerik vetëm kompaninë e tretë në histori që arrinë këtë vlerë më 13 shifra, Apple dhe Amazona e arritën këtë vlerë javën e kaluar.

Dy kompanitë që nga ajo kohë kanë rënë në vlerë, dhe Microsoft tani i ka kaluar ato të dyja.

Shifrat u bënë të ditura këtë të mërkurë. Sektori i inteligjencës tregoi shifra të rritjes më të madhe.

Ajo u rritë 22 përqind Microsoft ka arritur vlerën e një bilionë dollarëve për herë të parë pasi kishte një rritje të profitit në fillimin e këtij viti.

Kjo e bën gjigantin softuerik vetëm kompaninë e tretë në histori që arrin këtë vlerë më 13 shifra, Apple dhe Amazona e arritën këtë vlerë javën e kaluar.

Në vend të dytë ishte produktiviteti dhe procesimi i biznesit. Ajo ka bërë fitime 10.2 miliardë dollarë, që është 14 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Dhe së fundi është shitja e pajisjeve personale. Ajo ka arritur ngritje modeste 8 përqind.

Kjo përfshin një rritje të habitshme prej nëntë përqind në vitin 2018, dhe një fitim prej 19 përqind produktet komerciale të Windows gjatë të njëjtës periudhë.

Microsoft ia atribuon këtë shtysë rritjes së disponueshmërisë në tremujorin e procesorëve Intel të lartë për Windows PC, pas një mungese, transmeton Indeksonline. Të ardhurat për kompjuterët Surface të Microsoft u rritën me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Indeksonline/