16:00 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Microsoft lanson versionin e ri të Skype

Microsoft e ka lansuar një version të ri të Skype. Përditësimi i ri do të ofrohet për versionet 4.0.3 dhe 5.1 të Android. Microsoft thotë se ky version është më i lehtë jo vetëm në hapësirën që zë por edhe konsumin e memories RAM.

Ky version i Skype do të dërgohet në mbarë botën në javët në vijim. Telefonët me këtë sistem operativ janë dizajnuar për të funksionuar në vende dhe rajone me konektivitet të kufizuar interneti./Indeksonline/