Midis përleshjeve në stadium, prezantuesja shqiptare merr propozim për martesë
Mbrëmë u zhvillua derbi i qytetit të Tiranës në mes klubeve Partizani – Tirana, e cila përfundoi me rezultat 2:1 në favor të partizanit, shkruan Indeksonline.
Para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, u shënuan disa raste të rrahjeve brenda 2 grupeve të tifozerive, duke krijuar kështu një turmë të madhe në qytetin e Tiranës.
Përkundër turmës dhe tollovisë së krijuar në stadium, diçka e papritur i ndodhi prezantueses shqiptare të sportit që gjendej në stadium.
Gea Braha, prezantuesja e ‘Bar Skedina’, ka marrë një propozim për martesë nga një tifoz.
Këtë e ka bërë të ditur vetë bukuroshja e cila ka publikuar këtë moment në Instagram, që duket se nuk e kishte vërejtur në kohë reale.
“Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapen pak pa mendje gjatë punës” , ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar. /Indeksonline/