11:38 / E Diele, 19 Mars 2023 / LB

Miftaraj: Aneksi i marrëveshjes është publik, aty e vërteta është lakuriq

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme të Ohrit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se aneksi i marrëveshjes është publik në ËEB-in e Komisionit Evropian dhe se aty e vërteta është lakuriq dhe me këtë të vërtetë do të ballafaqohet Kosova menjëherë.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Për ata që din shkrim lexim,  aneksin e marrëveshjes e keni publike në ëeb-in e Komisionit Evropian. Aty e vërteta është lakuriq dhe me këtë të vërtetë do të ballafaqohet Kosova menjeherë. Nga kjo e vërtetë nëse menaxhohet mirë do dalin edhe përfitime, sikurse duhet të përmbushen edhe obligimet si Associacioni dhe statusi i kishes serbe.

Për ata që e duan të lexojnë përralla sipas përkatësisë partiake apo asaj çka kanë qejf të dëgjojnë mund të informohen në forumet e partisë apo grupeve në rrjete sociale të specializuara në propagandë.