75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / S Z

Miftaraj: Drejtori i arrestuar i KEK-ut ka dalë nga akademia e LVV-së

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të reagojë pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili sipas tij dyshohet për vepra korruptive në vlerë prej miliona euro.

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe pse është faze e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dalë nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Postimi i Miftarajt:

Edhe pse është faze e hershme e procedures penale nê rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajêsinë/pafajësinë e të njejtit, është fakt se i njejti ka dal nga Akademia e Lëvizjës Vetvendosje.

Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona Euro.

Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim.

Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere.