Miftaraj: Gjykatat nuk kanë guxim dhe kurajo të shpallin dënime me burgim efektiv për Pal Lekajn e Sokol Bashotën

Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se gjykatat nuk kanë pasur kurajo të vendosin dënime me burg efektiv për Pal Lekaj e Sokol Bashotën.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kodi penal, Kodi i Procedurës Penale, udhëzuesi i Gjykatës Supreme lidhur me politikën ndëshkimore në Kosovë, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatësve në rastet e profilit të lartë, transmeton Indeksonline.
Ndryse, Miftaraj ka thënë se pozitive nga këto raste është fakti se në asnjërën seance gjykatësit nuk iu kërkuan falje personave të dënuar, se paku jo publikisht.
Pal Lekaj nga AAK e Sokolo Bashota nga PDK-ja, janë dënuar me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
Sot gjykatat themelore denuan dy zyrtare te larte publik per vepra penale korruptive, njeri nga PDK dhe tjetri nga AAK.
Ne te dy rastet, gjykatat shqiptuan denime me kusht. Gjykatat nuk paten guxim dhe kurajo te shpallin denime me burgim efektiv.
Kodi penal, Kodi i Procedures Penale, udhezuesi i Gjykates Supreme lidhur me politiken ndeshkimore ne Kosove, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatesve ne rastet e profilit te larte.
Sidoqofte, pozitive nga keto raste eshte fakti se ne asnjeren seance gjykatesit nuk iu kerkuan falje personave te denuar, se paku jo publikisht.
P.S. Perkunder vendimit te Gjykates Kushtetuese Pal Lekaj nese ka marr vota te mjaftueshme ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mund dhe do te certifikohet deputet i Kuvendit te Kosoves.
Paradoksi i Gjykates Kushtetuese apo jo?/Indeksonline/