75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Z S

Miftaraj ia rikujton VV-së zotimin rreth padisë për gjenocid ndaj Serbisë: As që po flet më për këtë temë

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ia ka rikujtuar VV-së zotimin për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për këtë zotim që e ka dhënë në vitin 2020.

Postimi i plotë:

Viti 2020: LVV-ja gjatë mandatit të parë qeverises do të ushtrojmë padi për gjenocid kundër Serbisë.

Viti 2025: LVV-ja i ka disa kritika lidhur me protestën e organizuar në Tiranë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Viti 2025, muaji tetor, Kosova nën udhëheqjën e LVV-së nuk ka ushtruar ende padi për gjenocid ndaj Serbisë, madje më as që po flet më për këtë temë.

P.S. Avniu këshilltar i Agim Bahtirit e ka për obligim si patriot i madh i pasurimit me euro të buxhetit të Kosovës me dalë me një qëndrim për këtë temë sipas udhëzimeve të nënë partisë dhe Dejonës./Indeksonline/