75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / H F

Miftaraj: Kosovës i duhet lider, që s’dezerton nga përgjegjësia e detyrat, pushteti s’është veç privilegj

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të kryej punë të mëdha anipse mund t’i kushtoj në elektorat, sepse sipas tij, interesi i Republikës nuk do të duhej të sakrifikohej për interesa elektorale.

Ai ka shkruar se tash duhet një lider që s’dezerton nga përgjegjësia e detyrat e rënda.

Postimi i plotë:
Kosova ka nevoje per LIDER qe ka guxim dhe vullnet politik per te iu dal para sfidave qe e presin Republiken e Kosoves, edhe me koston e sakrifices te votave te elektoratit. Interesi i Republikes nuk do te duhej te sakrifikohej per interesa partiake apo elektorale.