Miftaraj: Pezullimi nga paga i punëtorëve që hyjnë në grevë është cenim i rëndë i të drejtave, e paparë në një shtet demokratik

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik.
Kjo për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.
Në anën tjetër, Front Online ka siguruar një dokument i cili u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga.
Ehat Miftaraj, nga Institui i Kosovës për Drejtësi ka thënë se pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në greve të ligjshme, është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve, e paparë në një shtet demokratik, ose nga një parti politike që ka promovuar shtet sociale.
Postimi i plotë i Miftarajt:
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.
Keshille juridike falas per Qeverine:
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.
Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social.
E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.