75 Mall Live Search
20:39 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Miftaraj: Qeveria në ikje ka filluar me rrah edhe gazetarë, marrëzi

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka goditur fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin tonë.

Për këtë ka reaguar Ehat Miftaraj, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai këtë veprim e ka cilësuar si marrëzi që s’ka kufi.

“Qeveria në ikje, ka filluar me rrah edhe gazetarë.

Marrëzia s’ka kufinj”, ka shkruar ai./Indeksonline/