75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Miftaraj: Qeveria po ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese

Drejtori ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Qeveria po ndërhyn në punën e pavarësinë e gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, për këtë çështje partia në pushtet reagonte për raste të tilla, po tash kjo është bërë normale.

Postimi i plotë:

Para disa viteve kemi reagu ne rastet kur politika permes deklaratave politike ka cenuar pavaresine e sistemit gjyqesor, prokurorial apo te Gjykates Kushtetuese.

Dy vitet e fundit edhe reagimit i ka humbur kuptimi.  Eshte e pamundur me ndjek kete qeveri me reagime sa shpesh nderhyjne ne pavaresine e gjyqesorit te rregullte dhe Gjykates Kushtetuese. 

Sidoqofte, me krejte te metat qe ka gjyqesori i rregullte dhe Gjykata Kushtetuese me plote te drejte dhe ne menyre profesionale Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetuten dhe strukturen e shtetit. Pushteti eshte i perkohshem, shteti dhe vlerat qe i garanton Kushtetuta duhet mbrojtur.