75 Mall Live Search
14:52 / E Martë, 26 Gusht 2025 / KV

Miftaraj: Rashiq nuk ka të drejtë ta propozojë veten për nënkryetar

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për Radion Evropa e Lirë se Nenad Rashiq nuk ka të drejtë ta propozojë veten për nënkryetar të Kuvendit.

“Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës së mëhershme, propozimet për nënkryetarë të komuniteteve joshumicë bëhen me shkrim”.

Në këtë rast, shumicën e ka Lista Serbe, e cila ka 9 deputetë.

“Për më tepër, neni 12 i Kushtetutës është shumë i qartë lidhur me propozimin me shkrim dhe kërkesën që propozimi të bëhet nga shumica e deputetëve joshumicë”.