75 Mall Live Search
21:23 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

Miftaraj, talenti i Istogut që po kërkohet edhe nga skuadra belge

Istogu njihet ndër vite për nxjerrjen e shumë talentëve të futbollit.

Një nga ta që premton shumë është edhe Ermond Miftaraj.

Talenti 15 vjeçar i Istogut 03 shquhet për teknikën dhe shpejtësinë që ka.

Gjenerata e tij po shkëlqen në ligë dhe Miftaraj është një më të dalluarit. Talentin e tij e ka vërejtur edhe skuadra belge Mechelen e cila ka shprehur interesim shërbimet e tij.

Miftaraj pritet që verën e ardhshme të provohet në futbollin belg.

15 vjeçari luan sulmues i krahut dhe mund të jetë në të ardhmen nje Eden Hazard i Kosovës. /IndeksOnline/