Migjen Basha largohet nga Kombëtarja
Migjen Basha ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtaren kuqezi, në moshën 32-vjeçare.
Mesfushori i Kombëtares, me anë të një postimi të papritur në “Instagram”, ka bërë të ditur se po tërhiqet për t’i kushtuar më shumë vëmendje familjes dhe për t’i lënë më shumë hapësirë elementëve të rinj.
Basha luajti në 29 ndeshje me Kombëtaren, ku shënoi tre gola. Ai ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve në suksesin e “Euro 2016”.
Ja postimi i Bashës:
“Mendoj qe ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve.
Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit për mundësinë”.