12:06 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Migjen Basha reagon pasi e bëri serbin për spital

Futbollisti shqiptar, Migjen Basha u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e mbrëmshme kundër Panionios.

Ai u largua në minutën e 11-të pas ndërhyrjes në futbollistin serb, Maksimovic, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Basha u tregua sportiv duke kërkuar falje për ndërhyrjen që shkaktoi.

“Dua t’iu kërkoj falje të gjithëve për ndërhyrjen e ashpër në ndeshjen ndaj Panionisit, dua t’i kërkoj gjithashtu falje kundërshtarit dhe shpresoj t’a rishoh sa më shpejt sërish në fushë. Ishte një incident i rëndë i cili nuk është në natyrën time”, ka shkruar Migjen Basha në Instagram. /IndeksOnline/